TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka dalë sërish në një konferencë për shtyp ku ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit.
Rezultate të cilat deri më tani shpallin fituese Partinë Socialiste. Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë përpara gazetarëve, Berisha i cilësoi këto zgjedhje si më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar për përfshirje masive të bandave kriminale dhe blerje votash.
“Zgjedhjet janë më të grabitura, më të dhunuara në Shqipërinë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues së tyre në parlament sa në këtë Kuvend. Në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë, tjetër Dyrmishi, tjetër ky e tjetër ai. Jo më pak në Elbasan, Fier, Mallakastër. Zgjedhjet u sunduan nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë dhënë zarfe me 100 euro.”-shprehet Berisha./Radar.al
Gjykata e Lezhës lë në masën ‘detyrim paraqitje’ bashkëshortin e Elda Hotit, Ladi Ndoja

