TIRANË– Pas fitores së madhe të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë, këngëtari i njodhur dhe fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh emocionues në rrjetet sociale.
Ai shpreh krenarinë e tij për ekipin kuqezi dhe shpirtin luftarak të shqiptarëve. Përmes një postimi të publikuar në “Instagram Story”, Luiz Ejlli shkruan: Sonte Shqipëria tregoi shpirtin e një kombi që nuk dorëzohet kurrë.
Kjo fitore është mesazh krenarie, uniteti dhe besimi. Është kujtesë se kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm. Sonte kemi dëshmuar se Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë, por për të bërë histori!/Radar.al