Gjatë një takimi elektoral në Njësinë 6 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndaloi fjalimin për të reaguar me humor ndaj një të riu që fishkëllente pa pushim nga audienca.
Ai theksoi se për herë të parë po kandidon si deputet në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një sfidë të re dhe mision personal në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
“Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre…. o zogu po na myte me atë fishkëllimë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen po nuk nigjon kanarina, po ca fishkëllime paske pas me, po na myte me…”, tha Rama me humor.