Shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të firmosin fizikisht për të hapur një llogari bankare, regjistruar pronën apo nënshkruar kontrata. Vendin po hedh një hap të madh drejt dixhitalizimit të plotë të shërbimeve me prezantimin e nënshkrimit elektronik dhe portofolit të identitetit digjital, në përputhje me standardet evropiane.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj të ri që përcakton qartë përdorimin e nënshkrimit elektronik, vulave digjitale, arkivimit dhe autentifikimit të faqeve online.
Qëllimi është të thjeshtohet identifikimi dhe të reduktohen procedurat burokratike, duke rritur sigurinë dhe aksesin në shërbimet online për qytetarët, bizneset dhe administratën.
Përmes këtij sistemi, individët dhe kompanitë do të mund të kryejnë veprime elektronike brenda vendit dhe në bashkëpunim ndërkombëtar, në mënyrë të sigurt dhe të unifikuar.


