Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Financat alokojnë vetëm 19.6% të planit vjetor të investimeve kapitale në 6-mujor, niveli më i ulët në 8 vjet

    August 6, 2024
    Financat alokojnë vetëm 19.6% të planit vjetor të investimeve kapitale në 6-mujor, niveli më i ulët në 8 vjet
    Foto ilustruese.

    TIRANË– Në përfundim të gjysmës së parë të këtij viti, Ministria e Financave ka çelur vetëm 19,6% të fondit të investimeve kapitale nga buxheti të programuara dhe të miratuara në Parlament për këtë vit.

    Nga 135 miliardë lekë, që është fondi buxhetor në dispozicion të investimeve këtë vit, gjatë janar-qershor 2024 janë çelur nga thesari vetëm 26,5 miliardë lekë ose 19.6% e shumës në dispozicion këtë vit.

    Investimet kapitale në gjysmën e parë të këtij viti ishin 14% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe gjithashtu ishin më të ulëtat në 8 vitet e fundit (që nga 2016).

    Në 6-mujorin e dytë të vitit, qeveria ka në dispozicion të alokojë është 110 miliardë lekë, ose më shumë se 1 miliard euro vetëm në zërin e investimeve publike.

    Burimet në Agjencinë e Prokurimeve Publike pohuan se, ky sektor po përballet me një krizë të burimeve njerëzore dhe me një frikë të skajshme për të evaduar punën në kohë. Punonjësit hezitojnë të firmosin tenderat, të cilat më vonë mund të bëhen objekt të hetimeve duke i ngarkuar ata me përgjegjësi.

    Por në këtë gjithë këtë situatë po penalizohet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit.

    Qeveria është një operator i madh në ekonomi pasi injekton  nga buxheti rreth 744 miliardë lekë (7,2 miliardë euro buxheti 2024), ndërsa shpenzimet kapitale janë zëri më i madh në buxhet pas pagesave të pensionistëve.

    Duke mos alokuar në mënyrë të harmonizuar zërin e investimeve, qeveria ka ndikuar negativisht në kursin e këmbimit. Duke hedhur më pak para sa ishte planifikuar në qarkullimin nëpërmjet investimeve është ndikuar edhe më shumë në forcimin e monedhës kombëtare përkrah farktorëve të tjerë.

    Në kontrast me mosrealizimin e shpenzimeve, buxheti po “noton” në suficit. Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrinte në 21,3 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti, por të dhënat e fundit tregojnë se balanca pozitive ka arritur një vlerë prej 51,4 miliardë lekësh (500 mln euro) ose 141% më shumë se plani buxhetor.

    Akumulimi i suficitit më shumë se nga rritja e të ardhurave është ndihmuar nga mosrealizimi i investimeve publike sipas planit buxhetor. E gjithë kjo situatë ka ndihmuar qeverinë që të mbajë në llogari likuide prej 500 milionë eurosh./MONITOR

    Burimi: Ministria e Financave
    Financat niveli më i ulët në 8 vjet Parlament
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, plagosen 3 drejtuesit

    April 20, 2026

    Bankat raportuan rënie të kërkesës për kredi për shtëpi në tremujorin e parë

    April 20, 2026

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    April 20, 2026

    U vetëpla*os me ar*ë/ Humb jetën gjatë rrugës për në spital 35-vjeçari në Durrës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.