Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Finalizuam 4 operacione masive”, Proda mbledh kryepolicët e rajonit

    April 4, 2025

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mori pjesë në takimin ndërmjet drejtorëve të përgjithshëm të policive të rajonit.

    Takimi, i mbështetur nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si Interpol, Europol, Frontex, Eu4fast, Eudel dhe Giz kishte në fokus tematika si lufta kundër trafikimit të emigrantëve, krijimi i databazave të përbashkëta, përputhja e legjislacioneve kombëtare të fushës me legjislacionin e BE-së.

    Gjatë takimit, titullarët e policive diskutuan se betejat kundër kësaj veprimtarie kriminale zhvillohen tashmë në një kontekst të ri, në atë virtual. Duke qenë se komunikimet ndërmjet autorëve, si dhe ndërmjet autorëve dhe të dëmtuarve, kryhen në platforma sociale të ndryshme, nevojiten njohuri dhe kapacitete të kombinuara dhe moderne për të parandaluar, konstatuar dhe goditur rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

    Në fjalën e tij në takim, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm rajonal dhe me të gjerë, i cili ka rezultuar me finalizimin e 4 operacioneve masive dhe të rëndësishme të Policisë shqiptare në këtë fushë.

    Drejtori gjithashtu theksoi se ky bashkëpunim nuk duhet kufizuar vetëm tek aspekte policore dhe operacionale, por duhet të shtrihet dhe te unifikimi i sistemeve dhe databazave, të cilat do të përshpejtojnë verifikimet, në funksion të konstatimit dhe goditjes së këtyre rasteve.

    Më tej, Proda theksoi se pavarësisht sfidave që ka sjellë modernizimi, shpejtësia e përhapjes dhe shtrirja e kësaj veprimtarie kriminale, strukturat e Policisë mund të fitojnë revansh nëpërmjet: intensifikimit të bashkëpunimit, mbi baza profesionalizmi dhe reciprociteti; krijimit të një infrastrukture të sigurt komunikimi; përdorimit të standardeve të njëjta në komunikimet midis sistemeve të teknologjisë së informacionit; investimeve më të mëdha në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe afrimit të kuadrit ligjor të vendeve respektive, me BE-në.

    Ilir Proda operacione policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.