Site icon Informohu siç duhet

Filmi i shumëpritur për Michael Jackson shtyhet, arsyeja mbetet mister

Michael Jackson

SHBA– Filmi biografik i Michael Jackson nga Lionsgate dhe Universal pritet të emocionojë publikun vitin e ardhshëm.

Lionsgate ka marrë përsipër shpërndarjen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Universal do të shpërndajë në të gjithë botën – me përjashtim të Japonisë. Kino Films është përgjegjëse në Japoni. Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua, ndërsa skenari është nga John Logan. Roli i Jackson luhet nga Jafar Jackson, nipi i Mbretit të Popit. Graham King, i cili fitoi një Oscar për The Departed, është producent.

NJOFTIMI:

Michael” kronikon udhëtimin e superyllit global për t’u bërë i njohur në botë si Mbreti i Popit, duke ofruar një vështrim intim në jetën dhe trashëgiminë e qëndrueshme të njërit prej artistëve më me ndikim dhe më të shquar që njerëzimi ka njohur ndonjëherë.

Në maj, CEO i Lionsgate, John Feltheimer, kishte deklaruar se filmi “ka të ngjarë” të zhvendosej në vitin 2026. Edhe pse xhirimet përfunduan në maj 2024, projekti kaloi nëpër rixhirime dhe montazhi fillestar ishte i gjatë. Madje kishte mendime për ta ndarë atë në dy pjesë. Informacionet e fundit sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, buxheti i prodhimit është 155 milionë dollarë. Filmi do të publikohet nga FX në Ditën e Shën Valentinit 2026./Radar.al

Exit mobile version