Një skenë që ngjante me filmat e aksionit është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë, në zonën e rrugës “Butrinti”. Një qytetar u përpoq t’i shpëtonte arrestimit duke u hedhur në det, por u kap nga Policia Kufitare me ndihmën e një skafi.
Ngjarja ndodhi pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” me tre persona në bord. Dy prej tyre u ndaluan menjëherë nga forcat “Shqiponja”, ndërsa i treti u largua me vrap, duke mbajtur një çantë në qafë dhe më pas u hodh në det.
Pas një ndjekjeje të tensionuar, u desh ndërhyrja e një mjeti lundrues të Policisë Kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili dyshohet se gjatë arratisjes ka hedhur në det sende të paligjshme.
Ngjarja është në hetim për të zbuluar rrethanat dhe natyrën e sendeve të dyshuara që u hodhën në ujë.


