UTAH– Të paktën tre persona përfshirë edhe një foshnjë 8 muajshe, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një incident me armë zjarri gjatë festivalit UestFest në Utah të dielën.
Ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje midis dy grupeve në Centennial Park, ku një adoleshent 16-vjeçar qëlloi me armë zjarri, duke shkaktuar tragjedinë.
Policia arrestoi të riun, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet dhe nëse ngjarja ka lidhje me bandat./Radar.al


