Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën”/ Dëshmia e Nuredin Dumanit për vr*sjen e Elvis Dedjas: Informacionet i morën nga…

    June 19, 2025

    TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela në lidhje me vrasjen e Fatmira Dedaj dhe Elvis Dedaj.

    Mbi këtë  çështje ka hedhur dritë i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani tre vite më parë, në dëshminë e tij në kuadër të “Plumbit të Artë”.

    Dumani ka treguar hetuesve detaje nga vrasja e Elvis Dedajt, më 5 qershor të 2012, në “Shkëmbin e Kavajës”.

    Dëshmia e Dumanit:

    Festimi (Bëhet fjalë për Festim Qolin) më tha se mu ka qepur keq ajo Fatmira, nëna e Elvisit dhe se i duhej një person për ta hequr qafe se po shkon çdo ditë në prokurori. Unë fola me Talo Çelën dhe ia afrova si mundësi pasi Festimi më tha se hidhet 40 mijë euro për vrasjen e saj. Talo e pranoi ofertën. I kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedës.

    E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën, i cili kishte një makinë “Suzuki” ose “Toyota” me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi.

    Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhi, pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje, pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj.

    Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje, por jo për planin.

    Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 peshkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish-Apolloninë që u shemb pas tërmetit.

    Petriti është diku sot te 50-55 vjeç, është 1.80 m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po s’ka fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën te garazhi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit.

    Mua më ka thënë që ishte në Itali, por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi…. Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti.

    Kjo me qëllim që Policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë.

    Na dha 2 telefona “nokia” të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht, nuk e di se ku punon Agroni.

    Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën… Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhi, hymë njëkohësisht te garazhi.

    Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha te parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte.

    Talo kishte dhe armën me vete po s’e përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushte dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot…

    …Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës. Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa, tek ura. Unë mora taksi te Plepat, ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha te kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi.

    Pas disa ditësh unë po prisja te lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend, Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil te nënkalimi i Shën Vlashit.

    Aty bëmë një xhiro me Benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do të kemi shumë punë. Lekët i kishte futur te marshi i makinës. Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri te nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi.

    Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar te pilafi në Bradashesh, Elbasan.

    I dhashë 30.000 mijë euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa, por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë sime dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku

    GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë/ Ironizon Veliaj: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?

     

    Elvis Dedja Fatmira Dedaj Festim Qolin Talo Çela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    December 9, 2025

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    December 9, 2025

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    December 9, 2025

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Viti i ri nis mbarë për dy shenja të horoskopit! 2026 do të jetë periudha më me fat për ata

    Parashikimi i horoskopit 9 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.