Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi pasi pluhuri afrikan ka mbuluar zonën në Heraklion dhe Hania të Kretës në Greqi, e qielli ka marrë ngjyrë portokalli.
Siç mund ta shikoni dhe në fotot e siguruara, pluhuri mbulon thuajse të gjitha zonat e Kretës.
E shoqëruar me temperatura të larta e herë pas here dhe shi, pluhuri afrikan ka krijuar një atmosferë mbytëse për banorët.
Në lidhje me këtë situatë Mbrojtja Civile e Rajonit të Kretës rekomandon që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht personat me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës, fëmijët dhe të moshuarit.
Meteorologët vlerësojnë se fenomeni do të vazhdojë të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes, kur pritet një dobësim i erërave juglindore që kontribuojnë në transportin e pluhurit në Kretë.



