Kudo në botë vetëvrasja është bërë çdo ditë e më tepër një problem shqetësues me të cilin po përballen me miliona njerëz. Së fundmi në një artikull nga BBC, mësohet se edhe në Korenë e Jugut janë shtuar shumë rastet e vetvrasjes, më së shumti tek meshkujt. Ndryshe nga një kulturë si e jona ku në shqipëri vetvrasjet më të mëdha janë shënuar tek gratë, ku javën e fundit kujtojmë se në qytetin e Korçës brenda 24 orëve u hodhën nga ballkoni 3 gra.
Siç shkruan edhe BBC, një politikan nën vend po përballet me një lumë kritikash, pasi pretendoi se kishte gjetur shkakun e rritjes së rasteve mes gjinisë mashkullore.
Sipas tij fajin e kanë femrat dhe fakti që po marrin një rol më dominues në shoqëri. Në një raport, këshilltari qytetit të Seulit, Kim Ki-duck, argumentoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore gjatë viteve e kishte bërë më të vështirë për burrat të gjenin punë dhe të gjenin gra që dëshironin të martoheshin me ta.
Më tej ai ka thënë se vendi kohët e fundit “kishte filluar të shndërrohej në një shoqëri dominuese nga femrat” dhe se kjo mund “të jetë pjesërisht përgjegjëse për një rritje të tentativave për vetëvrasje nga meshkujt”.
Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të pasura në botë, por gjithashtu ka një nga rekordet më të këqija për barazinë gjinore. Komentet e këshilltarit Kim janë kritikuar si të fundit në një seri komentesh të bëra nga politikanë meshkuj.
Të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të këshillit të qytetit, tregojnë se numri i tentativave për vetëvrasje janë rritur nga 430 raste në vitin 2018 në 1,035 në 2023, dhe mes atyre që kanë tentuar ti japin fund jetës përqindja për burrat ishte rritur nga 67% në 77%.
Ekspertët e parandalimit të vetëvrasjeve kanë shprehur shqetësim për raportin e Kim.
“Është e rrezikshme dhe e pamatur të bësh pretendime të tilla pa prova të mjaftueshme.”- është shprehur për BBC Song In Han, një profesor i shëndetit mendor në Universitetin Yonsei të Seulit.