Ngjarje e momente të trishta nga jeta e një personi me aftësi të kufizuara i cili për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është bullizuar dhe sulmuar fizikisht, tronditën ditën e sotme studion e emisionit “Vila 24”.
Julian Zyrakaj, 46 vjeç përgjatë rrëfimit të tij tregon se si u detyrua të mos e frekuentonte më shkollën pasi ai diskriminohej e sulmohej me sende të forta, e qëllohej me gurë nga bashkëmoshatarët, vetëm pse vuante nga epilepsia.
“Nuk mundesha dot më, ishte shumë vështirë, arrita deri aty sa nuk gjeja dot rrugën për në shtëpi”, thotë ai.
Juliani i është rikthyer shkollës me shumë durim e aktualisht ai në bën me dije se është në vit të tretë.
Ai frekuenton një nga kishat në Elbasan e shprehet se tek Zoti ka arritur të gjejë qetësinë.
Dëshira e tij e madhe është të shkruajë një libër që ua dedikon prindërve, të ndjekë universitetin dhe të krijojë familje.