Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Fëmijët kanë frikë, thonë ‘do na vra*in si gjyshin'”, trondit vajza e Gjovalin Prendit

    April 22, 2025
    Demo

    Pas vrasjes së 64-vjeçarit Gjovalin Prendi më 17 prill pranë lokalit të tij në Pllanë të Lezhës, vajza e tij Viola Prendi ka kërkuar drejtësi për familjen që, brenda 11 viteve, ka humbur katër anëtarë në atentate.

    “Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, u shpreh Viola për Top Channel.

    Në 2014 u vranë Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca. Në maj 2023 në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi, i njohur edhe si Roan Brahimi, ndërsa së fundmi babai i tij, Gjovalini, u qëllua pranë lokalit ku punonte çdo ditë. “Babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë dhe thoshte se nuk i kishte hyrë askujt në hak”, tregoi Viola.

    Pas vrasjes në Lezhë, ndodhi një tjetër atentat në Tiranë me 4 të plagosur, ku u dyshua se objektiv ishte bashkëshortja e Sidorelit. Por familja e mohon këtë pistë, duke theksuar se ajo ndodhej në Lezhë në atë kohë. Sidoqoftë, ngjarjet e njëpasnjëshme kanë lënë gjurmë të thella tek më të vegjlit e familjes.

    “Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë. Thonë: ‘Do na vrasin si gjyshin’. Dhe për ne kjo është e tmerrshme”, rrëfeu mes lotësh vajza e viktimës.

    Ndërsa policia dyshon për një lidhje mes vrasjes së Gjovalinit dhe të shkuarës së të birit, familja këmbëngul në një version tjetër. Sipas Violës, gjithçka nisi nga një konflikt banal për një femër, dhe autorët janë të njohur: “Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici.”

    Ajo mohon përfshirjen e të vëllait në ngjarjet kriminale që i janë atribuar dhe shton se, ndonëse ai kishte njohje me Ervis Martinajn, nuk ishin asnjëherë kundërshtarë.

    “Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua, ka ikur e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkë.”

    Gjovalin Prendi Roan Brahimi vajza Viola
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    PD me 4 mandate në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Do qëndrojmë të panënshtruar

    May 13, 2025

    Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres të vazhdojmë bashkëpunimin

    May 13, 2025

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    May 13, 2025

    “Më thanë nuk na duhesh më”, Dashnor Sula: PD më trajtoi si të pavlerë

    May 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2025

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    Nga Gjergj Erebara Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në…

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.