TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme teksa ka zhvilluar një takim me qytetarët në tregun industrial në Kryeqytet, ndërsa ka premtuar se shteti do të ofrojë kredi të butë për çdo çift të ri.
“Kredi e butë për çdo çift të ri, që është martuar nga 2018 e këtej, 30 mijë euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti. E sigurt 100% me zero interes. Por kjo për të blerë banesën, por çifti që merr guximin për t’u bërë me 3 fëmijë, fëmijën e tretë do ia rrisë shtetit, nga lindja. Në jetën e kurrkujt nuk ndërhyj, ai që merr guximin fëmijën e tretë do ia rrisë shteti nga lindja deri 23-vjeç, dhe të dy fëmijët do të kenë bonus 70 dhe 60 euro, përveç të tretit që do të rritet i tëri nga shteti.”-ka deklaruar Berisha./Radar.al
Gjuha bullizuese Rama-Berisha-Basha në zgjedhje, flet psikologia Anxhela Peza