Në Ditën e Pashkës, fëmija i fundit që u përqafua nga Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit ishte një vajzë shqiptare. Hera Çoba, vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës nga fshati Jubë i Durrësit, që jetojnë në Gjermani, u bekuar nga Ati i Shenjtë në një moment të veçantë dhe prekës.
Dom Gjergj Meta, i cili ka ndarë videon e këtij takimi, tregon se e njeh familjen prej brezash dhe shprehet krenar për këtë rast të rrallë:
“Ma dërgoi vetë babai i Herës, Niku, dhe më lejuan ta publikoj. I falënderoj dhe i urojmë Herës së vogël jetë të gjatë dhe bekimet e Zotit.”
Një moment domethënës për komunitetin shqiptar, që ndan nga afër një çast frymëzues të Pashkëve me kreun e Kishës Katolike, i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88-vjeçare