Agjencia FBI ka paralajmëruar departamentet e policisë në Kaliforni për mundësinë që Irani të nisë një ofensivë me dronë ndaj bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara, si hakmarrje për sulmet e fundit amerikane.
Në njoftimin e saj, agjencia nuk dha detaje mbi kohën apo mënyrën e sulmeve, por theksoi rëndësinë e rritjes së vigjilencës dhe masave të sigurisë në zonat strategjike bregdetare.
Ky paralajmërim vjen ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.


