Site icon Informohu siç duhet

Fatos Nano e hoqi nga puna në ’98-ën? Linda Rama: Nuk kanë rëndësi emrat

Fatos Nano e hoqi nga puna në ’98-ën? Linda Rama: Nuk kanë rëndësi emrat.

Fatos Nano dhe Linda Rama

TIRANË– Bashkëshortja e kryeministrit aktual, Linda Rama ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur edhe për periudhën kur ka punuar në administratë në vitet 1993-1998.

Linda shpjegoi gjithashtu arsyen e largimit të saj nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit në atë kohë, duke zbuluar se e kanë larguar nga puna.

Blendi: Ju keni qenë drejtuese e një prej strukturave më të rëndësishme të qeverisë. Pse u larguat në 1998-ën?

Linda Rama: Më hoqën nga puna.

Blendi: Kush të hoqi nga puna?

Linda Rama: Një nga kryeministrat, kam ikur në fund të vitit 1998. Nuk kanë rëndësi emrat.

Blendi: I bie Fatos Nano!

Linda Rama: Jo mua nuk më ka larguar kryeministri Nano. Unë kam punuar me 4 kryeministra bashkë me Meksin, por nuk isha drejtoreshë e Agjencisë. U komandova dhe më pas vijova deri në një moment…Por ka qenë shumë interesante ajo kohë… Vitet e para kur punoja në Agjenci të djathtët nuk ishin të sigurt se çfarë isha, më ka ndjekur kjo lloj dileme, në kuptimin e përkatësisë politike. Pastaj kur erdhën të majtët, ishin të sigurt se nuk isha e majtë se kisha punuar në qeverisjen e djathtë. Mua më ka ndjekur kjo… Nuk kam patur kurrë asnjë problem për këtë sepse kam qenë besnike e profesionit tim dhe e kam asociuar aktivitetin tim profesional jo nëpërmjet bindjeve politike, nuk kam aderuar as në PS apo PD, e kam ndërtuar në raport me axhendën dhe dobishmërinëpër mjedisin publik./Radar.al 

Exit mobile version