Një person është gjetur i pajetë këtë të dielë në fshatin Turan të Korçës dhe raportimet e para flasin për një 40-vjeçar që i ka dhënë fund jetës.
Sipas informacioneve, mësohet se viktima është gjetur në stanin e bagëtive në afërsi të banesës së tij nga familjarët, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Nuk dihen arsyet e këtij akti por kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen./Radar.al

