Victoria Beckham ka rikthyer në qendër të vëmendjes mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, i cili u interpretua nga shumë ndjekës si një mesazh i drejtpërdrejtë për djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham.
Postimi erdhi në një moment të rëndësishëm për stilisten dhe ish-këngëtaren, e cila u nderua me çmimin prestigjioz francez “Chevalier de L’Ordre des Arts et des Lettres”, akorduar nga Ministrja e Kulturës së Francës, Rachida Dati. Krahas fotove nga ceremonia zyrtare, Victoria ndau edhe një mesazh falënderimi, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fjalia e shkurtër dhe domethënëse: “Familja është gjithçka.”
Këto tre fjalë ndezën menjëherë spekulime, pasi vijnë në një periudhë kur raportet mes Victorias dhe Brooklyn-it përflitet se janë të tensionuara. Mediat rozë kanë raportuar së fundmi për një ftohje të marrëdhënieve mes tyre, pas pretendimeve se Brooklyn e ka akuzuar të ëmën për sjellje të papërshtatshme gjatë dasmës së tij me Nicola Peltz.
Burime pranë familjes Beckham kanë lënë të kuptohet se këto mosmarrëveshje kanë krijuar distancë emocionale, ndërsa postimi i Victorias po shihet si një thirrje e heshtur për pajtim dhe rikthim të unitetit familjar.
Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me ndjekës që analizojnë çdo detaj dhe e shohin mesazhin si një përpjekje për të shëruar një marrëdhënie të lënduar. Në një familje ku çdo veprim publikohet dhe interpretohet, edhe një fjali e vetme mjafton për të rihapur diskutime dhe për të rikthyer dramën familjare në qendër të vëmendjes.

