Site icon Informohu siç duhet

“Faleminderit që e bëre botën më të mirë”/ Mesazhi prekës i Edlira Çepanit për ditëlindjen e Gert Bogdanit

“Pata fatin të të kisha në krah"/ Edlira Çepani kujton Gerti Bogdanin: Njerëz si ty rrallë herë i vijnë kësaj bote

Gert Bogdani dhe Edlira Çepani

Më 7 korrik, Gert Bogdani do të festonte 45-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar me dashuri njeriun e zemrës që nuk është më fizikisht pranë saj.

Në postim, Çepani ka ndarë një foto të tyre së bashku, të realizuar më 7 korrik 2024, duke e shoqëruar me një mesazh të ndjerë që fton për reflektim mbi vlerën e kohës dhe njerëzve që duam.

“Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë,” shkruan ajo. “Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave.”

Exit mobile version