Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Faleminderit për 12 vitet e besimit!”, Blerina Gjylameti mbyll 3 mandate në Parlament: Angazhimi qytetar nuk ndalet

    July 3, 2025

    Pas 12 viteve si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Blerina Gjylameti nuk arriti të fitojë mandatin e saj në zgjedhjet e fundit. Ajo ka publikuar një mesazh për zgjedhësit dhe mbështetësit, ku shpreh mirënjohjen dhe reflektimet mbi rrugëtimin e saj politik.

    Gjylameti falënderon qytetarët për besimin gjatë këtyre viteve dhe thekson se ka punuar me përkushtim për barazi, mbështetje për gratë, të rinjtë dhe familjet në nevojë, si dhe për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe europiane.

    Në mesazhin e saj, deputetja e larguar thekson se edhe pse nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar dhe shërbimi ndaj komunitetit do të vazhdojnë në forma të tjera, me të njëjtin pasion.

    Gjylameti u uron suksese kolegëve të saj dhe veçanërisht Partisë Socialiste për të vijuar transformimin e Shqipërisë drejt standardeve europiane.

    “Me mirënjohje dhe përulësi, nuk largohem, por hap rrugë një etape të re të shërbimit publik”, shkruan ajo në mesazhin e saj.

    POSTIMI I PLOTË
    Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik,
    Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.

    Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.

    Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.

    Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.

    Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.

    Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama , do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.

    Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.
    Me mirënjohje dhe përulësi.
    Blerina

    Blerina Gjylameti deputete mandat mesazhi Parlament
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    December 9, 2025

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    December 9, 2025

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    December 9, 2025

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Viti i ri nis mbarë për dy shenja të horoskopit! 2026 do të jetë periudha më me fat për ata

    Parashikimi i horoskopit 9 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.