Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Faik Basha largohet nga PL: Ka mungesë meritokracie

    April 10, 2025
    Faik Basha largohet nga PL: Ka mungesë meritokracie
    Faik Basha

    TIRANË– Faik Basha, anëtari i Kryesisë në Partinë e Lirisë ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion që ka mbajtur deri më sot në Partinë e Lirisë.

    Basha ka argumentuar se ky vendim erdhi “si pasojë e një reflektimi të thellë mbi vlerat dhe praktikat që më rrethojnë mua dhe të gjithë mbështetësit e mi”.

    REAGIMI I PLOTË I FAIK BASHËS:

    Të dashur miq, mbështetës heroik dhe simpatizantë që me keni mbështetur pa kushte.

    Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë (PL), pasi u takova një e nga një me të gjithë miqte dhe mbështetësit e mi  kam vendosur të dorëhiqem nga të gjitha pozitat dhe detyrat që kam mbajtur në këtë parti. Ky vendim ka ardhur pas një kontributi të madh dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik, i cili nuk ka marrë vlerësimin e merituar.

    Kjo vendimmarrje nuk erdhi lehtë, por është pasojë e një reflektimi të thellë mbi vlerat dhe praktikat që më rrethojnë mua dhe të gjithë mbështetësit e mi.

    Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Në të ardhmen, do të vazhdoj të angazhohem për kauzat që besoj, dhe shpresoj të shoh një zhvillim të qëndrueshëm në politikën shqiptare.

    Principet themelore të një partie kurajoze dhe progresive është merita dhe përkushtimi ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë. Megjithatë, gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike.

    Gjatë këtyre viteve, kam qënë i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të uniformave, sigurisë publike dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Kam besuar tek nevoja për një Shqipëri më të sigurt. Kam punuar me pasion për të promovuar politika që mbështesin forcat e rendit dhe sigurisë, si dhe për të siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe mbrohen.

    Gjithashtu kam dëshmuar përpjekje dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin dhe progresin e partisë. Megjithatë, kam vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore.

    Jap dorëheqjen nga cdo funksion që kam mbajtur deri më sot:

    -❌Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë

    -❌Sekretar për Sigurninë Publike në Partinë e Lirisë

    – ❌Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës

    -❌ Kryetar i Partisë së Liri Kamëz

    Ky vendim nuk është aspak reflektim i humbjes së besimit në principet që unë i mbaj fort, por është një hap që mendoj se është i nevojshëm për të ruajtur integritetin tim personal dhe profesionin tim.

    Largimi im nga Partia e Lirisë nuk është fundi i përpjekjeve të mia për kauzat që kam mbrojtur, por një fillim i një beteje të re dhe më të suksesshme.

    Largimi im është një hap i guximshëm drejt rivlerësimit të angazhimeve tona dhe zbardhjes së një rruge të re për të ardhmen e Shqipërisë. Ky është fillimi i një beteje, ku do të vazhdoj të luftoj për çdo uniforme , për çdo familje për cdo shqiptar dhe për çdo komunitet që ndien se zëri i tyre është injoruar.

    Unë besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në duar të qytetarëve të saj. Çdo përpjekje e re, çdo hap i vogël përpara, është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur.

    Le të fillojmë këtë betejë së bashku për një Shqipëri Europiane , për të ndërtuar një Shqipëri që na bën krenarë të gjithve.

    Interesat e një Shqipëria Europiane janë detyrë patriotike e çdo Shqiptari.

    ✋

    Me respekt,

    Faik Basha./Radar.al

    11 Maj zgjedhjet 2025 Faik Basha PL
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    November 9, 2025

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.