Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij Reshit Sallahu, doli sot para gjykatës, ku ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë seancës, Jaku ka kërkuar që në vijim të proceseve gjyqësore të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës britanike, duke deklaruar se nuk ka besim në drejtësinë shqiptare.
Avokatja e tij bëri me dije se Jaku është shtetas britanik dhe se edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë të njëjtën shtetësi. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 7 majit, kur Ylber Jaku, 41 vjeç, i mori jetën me armë zjarri fqinjit të tij Reshit Sallahu, 34 vjeç, pranë banesës së tij.


