Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Evakuimi më i madh në Köln nga Lufta e Dytë Botërore

    June 4, 2025

    Qyteti i Kölnit duhet të evakuojë 200.000 vetë për shkak se duhen çaktivizuar tre bomba nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Mbyllen spitale, hotele, trenat nuk qarkullojnë.

    Rregullisht ende gjenden bomba nga Lufta e Dytë Botërore në Gjermani. Po asnjëherë që nga viti 1945 nuk është dashur të evakuohen kaq shumë njerëz në Këln sa këtë të mërkurë (04.06.), sepse duhet të çaktivizohen tre bomba të Luftës së Dytë Botërore. Pjesë të mëdha të qendrës së qytetit dhe madje edhe hapësira ajrore janë mbyllur për këtë qëllim. Më shumë se 20,000 njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre. Tre bombat e hedhura nga avionët të tipit amerikan u gjetën të hënën (03.06.) Çaktivizimi i bombave është planifikuar përgjatë ditës së mërkurë. Zëdhënësja e bashkisë tha se nuk mund të përcaktohet koha e saktë. Shërbimi i asgjësimit të municioneve shpërthyese i qeverisë së landit në Düsseldorf e ka marrë përsipër detyrën.

    Së pari verifikimi nëse banorët janë larguar

    Autoritetet së pari duhet të verifikojnë nëse të gjitha apartamentet janë bosh. Sa kohë do të zgjasë kjo është e pamundur të parashikohet, tha Kai Kulschewski, kreu i departamentit të asgjësimit të municioneve shpërthyese në qeverinë e landit për radion WDR. “E gjitha varet nga sa i suksesshëm do të jetë evakuimi, nëse popullsia i përmbahet rregullave dhe nëse të gjithë largohen nga rrezja e evakuimit”, tha kreu i departamentit. Vetëm kur të mos ketë mbetur askush brenda rrezes prej 1,000 metrash, punonjësit mund të fillojnë punën e tyre.

    Qendra e qytetit të Këlnit është zona më me popullsi të dendur në të gjithë Evropën, tha Ralf Mayer, kreu i Zyrës së Rendit Publik të Këlnit në programin e mëngjesit në ARD. Tek zona e evakuimit përfshihet edhe një spital, dy qendra kujdesi për të moshuarit, muze të shumtë dhe stacionn televiziv RTL. Gjithashtu të prekura nga mbylljet janë tre ura të Rajnit dhe rrugë të rëndësishme trafiku, përfshirë shërbimin hekurudhor jugor që të çon në stacionin kryesor./DW

    Köln Lufta e Dytë Botërore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    April 12, 2026

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    April 12, 2026

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    April 12, 2026

    “O maniak”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Selin, banori: Një vajzë që…

    April 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 10 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.