Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut/ Dënohet klani Çela në Itali, 100 vite burg për 15 anëtarët e grupit

    114-vjetori i Kuvendit të Sinjës, Begaj: Të bashkuar ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Evropë

    Regjistrimet për klasat e para e të dhjeta, edhe 8 ditë kohë afat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Eva Alikaj rrëfen mes lotësh: Isha nënë dhe baba, më ka mbetur peng…

    November 9, 2024
    Eva Alikaj rrëfen mes lotësh: Isha nënë dhe baba, më ka mbetur peng...

    Aktorja e mirënjohur shqiptare, Eva Alikaj, së fundmi ka rrëfyer ndarjen nga bashkëshorti vite më parë dhe vështirësitë që hasi për rritjen e djalit të saj, Xhinos, për të cilin tha se ishte nënë edhe baba.

    Në një intervistë të dhënë për “S’e luan topi” Eva tregon se divorci ka qenë i dhimbshëm për të, pasi dhe djali që kishe ardhur në jetë nga kjo martesë, ishte shumë i vogël, 4 vjeç.

    Por Eva tregon se edhe sot, dajli i saj Xhino, nuk ka raporte me të atin, dhe pse ajo ka insistuar që ai të takohej.

    “Isha dhe nënë edhe baba, sepse u ndamë me bashkëshortin. Xhino ishte katër vjeç. Ishte një ndarje e dhimbshme për mua. Nuk ka raporte me djalin. Kam dashur që Xhino të ketë kontakte me babain e tij, ai është austriak, por ai nuk e ndjen, nuk do, nuk mund të ndikojë. Para pak kohësh, Xhino erdhi në Vjenë, sepse rri në Zvicër, dhe prapë i thashë ‘takojë njëherë, si mik, pi diçka, mund të të bëj klik’, sepse unë e kam këtë, i fal njerëzit”, tha Eva.

    Ndër të tjera aktorja zbulon pengun më të madh në lidhje me djalin e saj.

    “Duhet t’i kisha dhënë më tepër përkëdhelje djalit, këtë e kam peng. Nuk ishte e mundur, isha nga Shqipëria, në Austri, një martesë një ndarje, ai ishte i talentuar për violinë. Nuk donte të ushtrohej, unë  i rrija nga mbrapa, dhe ose do ta llastosh ose do ta nxisësh të arrijë diku për të ardhmen e tij. Nuk e kam shijuar rritjen e tij. Edhe kur më duhet të punoja, merrej mami im me të, ia lash asaj. Sikur ta ktheja kohën pas, dhe të isha në ato kushte, përsëri do bëja të njëjtën gjë, sepse nuk kisha mundësi tjetër. Unë nuk është se merresha me jetën time, e kisha ardhur në Shqipëri për të luajtur. Pas shfaqjeve shkoja në shtëpi e kontrolloja nëse ishte ushtuar me instrumentin, kishte luajtur, isha e bezdisshme, dhe kisha grindje. Kur i rri një fëmijë kështu, natyrisht e bezdis, por isha dhe babi dhe mami. I thosha tim ati “nuk bëra gjë, e kam mërzitur Xhinon”, më thoshte “po ç’të bësh më moj Eva, i dhe gjënë më të bukur, profesionin, atë për të cilin ai është i zoti, ta bësh pa para, se me para e bëjnë të gjithë’ më thoshte”, rrëfeu ajo mes emocionesh.

    Pas divorcit dhe ardhjes në jetë të djalit, Eva ka treguar se ka kaluar një periudhë depresioni, nga i cili e shpëtoi një vajzë që i hapi një adresë në Facebook.

    “Ka qenë një fazë shumë e vështirë, depresive, kur isha në Austri, mendova të dorëzohem. Ishte pas ndarjes, pasi kishte lindur djali. Por, një vajzë më ka hapur Facebook dhe aty filluan njerëzit “o Eva, o ikona”, aty thash që unë jam, se njerëzit nuk thonë kot. Që nga ai moment, e deri tani, vazhdoj të eci përpara, rrëzohem, çlodhem, vazhdoj prapë”, u shpreh  Eva Alikaj.

     

    eva alikaj nene dhe baba rrefimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut/ Dënohet klani Çela në Itali, 100 vite burg për 15 anëtarët e grupit

    July 23, 2026

    114-vjetori i Kuvendit të Sinjës, Begaj: Të bashkuar ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Evropë

    July 23, 2026

    Regjistrimet për klasat e para e të dhjeta, edhe 8 ditë kohë afat

    July 23, 2026

    Abuzoi seksualisht me të renë me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari (EMRI)

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.