Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët përfshijnë zonën anash rrugës, tymi rrezikon lëvizjen e shoferëve

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    Eurostat: Shqipëria, ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

    May 12, 2026

    Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6,8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022, shumë më e lartë se mesatarja europiane prej 3.9.

    Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut, por të dhënat e fundit nga ky shtet i përkasin vitit 2021. Mungojnë të dhënat për Kosovën që ka një popullsi të re dhe numër të lartë martesash. Në rajon, niveli më i ulët i martesave është në Serbi, me 4.6 martesa për 1000 banorë Pas Shqipërisë, normat më të larta bruto të martesave janë regjistruar në Turqi, me 6,6, dhe Moldavi, me 6,1.

    Në Shqipëri, norma e martesave ka qenë relativisht e lartë në vitet 1980-1990, duke arritur kulmin në vitin 1990, me 8,9 martesa për 1 000 banorë. Pas kësaj periudhe, vihet re një rënie graduale.

    Nga ana tjetër, divorcet në Shqipëri janë bërë më të zakonshme krahasuar me të kaluarën. Në vitin 2024, norma ishte 2,0 divorce për 1 000 banorë, ndërsa në vitin 1964 ishte vetëm 0,6, çka përfaqëson një rritje prej rreth 233%.

    Kulmi u arrit në vitin 2019, me 2,1 divorce për 1 000 banorë. Norma e divorceve është mbi mesataren europiane, që rezultoi 1.6 në 2024-n.

    Shqipëria u rendit e 11-a për numrin e lartë të divorceve në raport me popullsinë në 2024-n. Duke përjashtuar vendet baltike, që kryesojnë për divorcet në raport me popullsinë, me treguesin për 1000 banorë nga 4 në Moldavi dhe 2.5 në Lituani e 2.1 në Estoni, Shqipëria renditet e pesta në Europë, pas Danimarkës (2.1), Turqisë (2.2), Finlandës (2.1) e Suedisë (2.1).

    Vendet baltike kanë norma të larta divorcesh kryesisht sepse divorci është më i pranueshëm shoqërisht, më i lehtë ligjërisht dhe gratë kanë më shumë pavarësi ekonomike.

    Në Shqipëri, shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë. Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, nga rreth 29 mijë në 1990-n.

    Në të kundër divorcet janë rritur. Në 2024-n kishte gjithsej 4800 divorce, nga rreth 2700 në 1990-n. praktikisht në vend një e treta e martesave nuk arrin të zgjasë “derisa vdekja ti ndajë”.

    Në Europë, fqinjët italianë, ku ka shumë shqiptarë emigrantë, praktikisht nuk po martohen më. Italia kishte treguesin më të ulët për martesat për 1000 banorë, në vetëm 2.9, ose më shumë se gjysma e Shqipërisë. Martesat janë të ulëta dhe në fqinjin tjetër Greqi (3.5), ku jetojnë më shumë se gjysma e emigrantëve shqiptarë.

    Më pak martesa, më pak divorce

    Sipas Eurostat, në BE u realizuan rreth 1,7 milion martesa dhe rreth 0,7 milion divorce në vitin 2024. Në raport me popullsinë, këto shifra janë 3,9 martesa për çdo 1 000 persona dhe 1,6 divorce për çdo 1 000 persona.

    Që nga viti 1964, viti i parë për të cilin ka të dhëna, norma bruto e martesave në BE është ulur me më shumë se 50% në terma relativë, nga 8,0 për 1 000 persona në vitin 1964, në 3,9 në vitin 2024. Tendenca rënëse është ndërprerë nga disa rritje të përkohshme në vitet 1989, me 6,4 për 1 000 persona; 2000, me 5,2; 2007, me 5,0; dhe 2018, me 4,5.

    Rënia e konsiderueshme e vërejtur midis viteve 2019, me 4,3 për 1 000 persona, dhe 2020, me 3,2, në normën bruto të martesave mund të interpretohet si efekt i pandemisë COVID-19, duke përfaqësuar një ulje prej pothuajse 25%. Që atëherë, është vërejtur një rritje e lehtë e normës bruto të martesave, e cila vlerësohet në 3,9 në vitin 2024.

    Gjatë së njëjtës periudhë të gjatë, norma bruto e divorceve pothuajse është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 persona në vitin 1964, në 1,6 në vitin 2024. Norma e divorceve arriti kulmin në vitin 2006, me 2,1 për 1 000 persona, dhe që atëherë ka ardhur duke u ulur lehtë.

    Në vitin 2024, Malta kishte normën më të ulët të divorcit në BE, me 0,9 divorce për 1 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Rumania. Ndërsa normat më të larta u shënuan në vendet baltike, kryesisht në Letoni dhe Lituani, si dhe në Estoni, Finlandë dhe Suedi.

    Një pjesë e kësaj rritjeje mund të shpjegohet me faktin se divorci u legalizua në disa vende të BE-së gjatë kësaj periudhe, si për shembull në Itali, Spanjë, Irlandë dhe Maltë.

    Fillimi i pandemisë COVID-19 duket se ndikoi edhe në normën e divorceve, gjë që shihet nga rënia e lehtë midis viteve 2019 dhe 2020. Megjithatë, ulja e normës bruto të divorceve ishte shumë më pak e theksuar, rreth 10%, sesa ajo e normës bruto të martesave. Që atëherë, kjo vlerë ka mbetur pothuajse e pandryshuar./Monitor

    Eurostat shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët përfshijnë zonën anash rrugës, tymi rrezikon lëvizjen e shoferëve

    July 20, 2026

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    July 20, 2026

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    July 20, 2026

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.