Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    EUROPOL jep detaje për goditjen e rrjetit në Shqipëri që trafikonte kokainë

    August 12, 2025
    Ndërtesa e EUROPOL-it në Hagë të Holandës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    TIRANËAgjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatim të Ligjit (EUROPOL) ka dhënë detaje lidhur me goditjen e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptar, të përfshirë në “trafikimin e tonelatave kokainë dhe pastrim të parave”.

    EUROPOL tha se gjatë bastisjeve të zhvilluar më 7 dhe 8 gusht janë arrestuar dhjetë anëtarë të dyshuar të këtij rrjeti të organizuar kriminal shqiptar.

    “Forcat shqiptare të rendit, në koordinim me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, kryen këtë operacion të mbështetur nga EUROPOL-i, kundër këtij rrjeti kriminal të bazuar në klane.”– u tha në njoftim.

    Sipas EUROPOL-it, hetimet kanë treguar se ky rrjet ka lidhje me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare që janë aktive në gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

    “Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet shqiptare në fund të qershorit të vitit 2025, kontrollet çuan gjithashtu në sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona dhe biznese të ndryshme, si dhe një sasi të madhe provash fizike dhe digjitale”, u tha në njoftim.

    Agjencia e bllokut evropian tha se operacioni është realizuar pas analizimit të të dhënave të komunikimeve të koduara të bëra në aplikacionin SkyECC. Ata gjetën se kishte pasur dërgesa me tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së.

    “Hetimet kanë treguar se vetëm për një nga këto ngarkesa, objekti kryesor mori më shumë se 40 milionë dollarë amerikan për pjesën e tij”, u tha në njoftim.

    Sipas njoftimit, kreu i organizatës kriminale shqiptare ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin për blerjen e sasive të mëdha të kokainës. Ai koordinonte këto operacione kriminale edhe nga distanca, “duke u mbështetur në mënyra të koduara komunikimi”.

    Para arrestimit të tij, tha EUROPOL, ai ishte në kërkim pasi gjykata shqiptare vërtetoi dënimin prej 21-vjetësh burgim – të shqiptuar nga një gjykatë italiane, për vrasje, privim të lirisë, tentim për fshehje të një kufome, kërcënim, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municionit si dhe pengim të drejtësisë.

    “Rrjeti kriminal i organizuar shqiptar, që ishte nën hetim, operonte me një shtrirje të vërtet globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera që mundësonin transportet drejt porteve të BE-së. Ai investoi fitimet e mëdha, që arrinin dhjetëra miliona euro, në prona dhe biznese në të gjithë Shqipërinë dhe vende të tjera evropiane”.

    Gjatë këtij operacioni, agjencia e BE-së dërgoi në Tiranë një ekspert të krimit të organizuar, i cili ofroi mbështetje nga një zyre mobile dhe lehtësoi bashkëpunimin mes forcave të huaja të zbatimit të ligjit dhe atyre shqiptare./REL

    Nga punonjëse italiane në pronare shqiptare. Si “rilindi” Giuseppina Ciccociopo në Shqipëri

    Nga Italia në Shqipëri. Si arriti Roberta Zaninoni të ndërtonte rrjetin e saj të bukurisë në qytetin e ëndrrave

    Europol Rrjeti i trafikimit te kokainës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    January 23, 2026

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    January 23, 2026

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.