Përplasje të ashpra ka patur së fundmi mes Gjestit dhe Laertit brenda “BBVA4”.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjesti e irritoi banorin me veprimin e tij. Artisti nga Kosova I mori kryqin Laertit dhe ia hodhi në pishinë.
Pas kësaj Laerti i ka përmendur atij fenë islame në mënyrë provokuese, çka u bë shkak që të shtohen tensionet mes tyre.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit shfaqet momenti kur Laerti e paeralajmëron Gjestin se do të shkojë në mes të Prishtinës.
“Të vi në mes të Prishtinës dhe e shohim muhabetin” dëgjohet Laerti.
Ky reagim në rrjet është kritikuar goxha dhe është marrë si kërcënim.
E gjithë përplasje e tyre ndodhi për shkaqe fetare./ Radar.al