Site icon Informohu siç duhet

“Është e vështirë, e tmerrshme, si e menaxhojnë vajzat e reja? Mua dhe sot në auditor më bullizojnë”

Pamja e jashtme është një nga elementët që mund të nxisë bullizmin, sidomos te fëmijët apo adoleshentët. Edlira Bano ndan në programin”Shije Shtëpie” në Tv Klan një kujtim kur e ngacmonin vazhdimisht për dhëmbët. Arsyen ajo nuk e kupton as sot e kësaj dite, por shprehet se tani përjeton bullizëm nga kolegët edhe pse është e realizuar.

Edlira Bano: Unë edhe sot e kësaj dite, qesh me veten se kur isha 10-11 vjeç më bullizonin për dhëmbët, më thoshin “dhëmbëçakalle”. E çuditshme! Nuk e kuptoj as sot e kësaj dite. Po, edhe jam tip që nuk njoh dentistë. Imagjino në adoleshencë, pse ndodh, ndoshta rriten ca organe më shumë, ndoshta ishin rritur dhëmbët më shumë, por prapë ti bëhesh subjekt i sharjeve, i bullizmit, si në një kohë, edhe në një kohë. Tani në auditor, ndihesh prapë i bullizuar.

Katerina Trungu: Nuk ma the këtë, që në moshë të madhe bullizohesh.

Edlira Bano: Unë jam në auditor dhe bullizohem, e ndiej veten shpeshherë. Dhe them pse unë që menaxhoj mendimet, veprimet, në fund të fundit kam arritur ato që kam dashur, jam në një stad të jetës, si e menaxhojnë vajzat e reja, të vogla dhe adoleshentët? Është e vështirë sepse nëse ti s’plotëson atë kuadratin, kornizën që shoqëria ka krijuar dhe duhet të dalësh, është e tmerrshme!

Exit mobile version