Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço thotë se ngjarja e rëndë e ndodhur në afërsi të shkollës Fan Noli mund të kishte përfunduar me dy viktima.
Sipas tij, shoku i viktimës, Martin Canit, Luisi që ka mbetur i plagosur, do të kishte ndërruar jetë nëse një mjek ortoped nuk do t’i kishte qepur plagët në vendngjarje, e më pas ta niste drejt spitalit të Traumës.
“Në këtë ngjarje, do kishim dy viktima, shoku i viktimës është plagosur rëndë në vendngjarje, ka qenë fati i tij që një mjek ortoped te klinika ka bërë qepjen e plagëve aty, dhe pastaj e kanë dërguar në Ushtarak, nëse nuk do bëhej qepja, do kishte vdekur dhe ai. Sulmi ka qenë shumë intensiv”, tha ai.

