Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet e trafikut rrugor të vendit qe do hyne ne fuqi ne tetor te vitit 2026 .
Ato synojne të prezantojnë rregulla të reja sigurie për përdoruesit e skuterëve elektrikë dhe biçikletave elektrike.
Amendamenti i gjerë i Aktit të Trafikut Rrugor u paraqit sot nga Ministri i Transportit Peter Hanke (SPÖ) dhe përfaqësues nga partite ÖVP, SPÖ dhe Neos, dhe do të hyjë në një fazë shqyrtimi gjashtë-javore përpara se të debatohet në parlament, raporton sot gazeta Der Standard.
#Skuterët elektrikë do të riklasifikohen ligjërisht si automjete dhe jo si pajisje të vogla dhe duhet të jenë të pajisur me tregues dhe një zile.
#Sipas ligjit do të ndalohet transportimi i pasagjerëve ose mallrave. Limiti i alkoolit në gjak për përdoruesit e skuterëve elektrikë do të jete 0.5, duke e përafruar atë me standardin për shoferët.
#Amendamenti gjithashtu prezanton një bazë ligjore për mbikëqyrjen me kamera në “zonat e qetësuara nga trafiku”. Qytete të tilla si Vjena planifikojnë të përdorin kamera për të kufizuar aksesin e makinave në zonat qendrore .
Çfar ë terheq vemendjen nga kjo eksperience kundrejt asaj te ndalimit arbitrar te perdorimit te skuterave ne Shqiperi:
1.Ligji do shqyrtohet rreth 6 jave para se te shkoje per debat ne parlament, duke krijuar mundesi per trasparence dhe prezantim sa me te mire te ligjit nga te gjithe aktoret e interesuar per sigurine e jetes dhe trafikut.
2.Ky ligj hyn ne fuqi nje vit me vone per te dhene kohe marrjes se masave ( kamerave) dhe njohjes se ligjit nga perdoruesit e skuterave qe garanton zbatueshmerine e tij.
Mbase konsultimi me kete eksperience ndihmon autoritetet respektive shqiptare te bejne ndryshimet e duhura per te njejten ceshtje.