Site icon Informohu siç duhet

Erjon Goxhara i penduar pas plagosjes për tradhti. Do kryejë ekspertizë për shëndetin mendor

Gjykata e Tiranës e la në burg pa afat efektivin Erjon Goxhara të premten e 23 Gushtit, një ditë pasi ai u vetëdorëzua.

Ndaj efektivit rëndon akuza e vrasjes me paramendim mbetur në tentativë.
Goxhara plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta pak ditë më parë, pasi bashkëshortja e tij i kishte rrëfyer tradhtinë me të.

Avokati i Goxharës pretendoi se ai ndodhej në kushte të rënduara psikologjike dhe është penduar për krimin.

Ata kërkuan edhe një ekspertizë për gjendjen e shëndetit mendor të tij, kërkesë e pranuar nga Gjykata dhe pritet të kryhet në ditët në vijim.

Exit mobile version