Site icon Informohu siç duhet

Erion Verizaj kërkoi të dilte nga regjimi “41 BIS”, GJKKO rrëzon kërkesën

Erion Verizaj kërkoi të dilte nga regjimi “41 BIS”, GJKKO rrëzon kërkesën

GJKKO rrëzoi kërkesën e Erion Veizaj, i cili kërkoi të dilte nga regjimi “41 BIS”.

Verizaj akuzohet për nën vrasjen e një polici në vitin 1999, Veizaj u fut në regjim një vit më parë.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhrit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të drejtave në burgun e sigurisë”-njofton GJKKO.

Exit mobile version