Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet së fundmi na ka zbuluar një lajm të bukur.
Vëllai i tij është bërë babai i një vajze.
Në postimin e bërë Veliaj na zbulon një foto të ëmbël të foshnjës së porsalindur e cila mban emrin Avril.
Nëpërmjet postimit ku shfaqet dora e vockël e foshnjës Avi, Veliaj e komentoi këtë moment si një mundësi për të ngjitur copat e thyera të zemrës së mamasë së tij, Shpresa.
Reagimi:
Mirë se erdhe në botë mbeska ime Avril!
Xhaxhi Eri është kapluar që tani nga dashuria për ty.
Jam kaq i lumtur për Anën e Arbin, gjyshërit Lida e Kastriot, Ajolën dhe Kain që mezi e ka pritur kushërirën e vogël, por sidomos për nëna Shqipen, që pas 72 ditëve pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq, sot pati mundësinë të ngjiste copat e thyera të zemrës së saj të bukur.
Të duam shumë Avi!