Informohu siç duhet

Erion Isai “kursehet” para mediave por bashkëshortja zbulon ndarjen e tyre

Kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht dhe aktori i njohur shqiptar, Erion Isai asnjëherë nuk ka pranuar të flasë mbi martesën e tij me Ajlin Petrela dhe kur është pyetur është shprehur se kjo është jeta e tij private dhe nuk dëshiron ta diskutojë.

Por kohët e fundit aludohet për një krisje mes çiftit.

Ishte një postim i Petrelës nëpër rrjetet sociale që ngriti aludimet për probleme mes tyre.

“Nëna që bën edhe babain është më e forta në botë”, shkroi ajo nëpërmjet një Instastory.

Ende nuk dihet nëse ky mesazh i referohet angazhimeve të Isait si kryetar bashkie dhe kalon pak kohë me vajzat, apo ka një tjetër kuptim përsa i përket marrëdhënieve të tyre familjare.

Nga ana tjetër, Isai dhe Petrela nuk kanë postuar së bashku prej më shumë se një viti në rrjetet sociale, por në profilin e tij ka postime të ëmbla që ua ka dedikuar vajzave të tij.

Exit mobile version