Informohu siç duhet

“Erdhi për t’u konsultuar me një psikiatër”/ Sapo u kthye nga Gjermania i riu humbet gjurmët

Një histori tronditëse ka mbërritur në studion e “Me Zemër të hapur” ku familjarët e një 35-vjeçari kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të tyre.

Ata u shprehën se 35-vjeçari u zhduk dy ditë pasi u nga Gjermania.

Pasi mëbrriti në Shqipëri mësohet se i riu në fjalë i identifikuar si Ermal Shaliu qëndroi te shtëpia e motrës dhe te kushëriri në Tiranë, por më pas u zhduk.

“Ermali erdhi ditën e shtunë nga Gjermania, sepse kishte shfaqur probleme depresioni…është tip i mbyllur zakonisht…pas dy ditesh në Shqipëri doli për kafe dhe nuk u kthye më”, tha kushëriri i Ermalit.

Sipas kushëririt, 35 vjeçari kishte një vit e gjysmë që punonte në Gjermani si inxhinier elektrik.

Familjarët na zbulojnë se Ermali ka patur shqetësime të cilat ka dashur t’i konsultojë me një mjek psikiatër në Shqipëri.

Por sapo u kthye, ai qëndroi vetëm dy ditë në shtëpinë e kushëririt të tij e papritmas në orët e para të mëngjesit të datës 25 ai u largua pa lënë gjurmë.

Familjarët denoncuan zhdukjen e tij dhe kërkojnë ndihmë për të gjetur të riun.

“ E morëm në Shqipëri për me mirë, i kishim lënë dhe një takim dje më psikiatren”, tha kushëriri.

"Erdhi për t'u konsultuar me një psikiatër"/ Sapo u kthye nga Gjermania i riu humbet gjurmët

 

Exit mobile version