Frika kthehet. Pas suksesit të “Gjithçka që ke”, shkrimtari i njohur i thrillerit, Enkelejd Lamaj, vjen me një histori edhe më të errët, ku e kaluara kafshon më fort se kurrë.
Heroina është Sidorela Ejlezi. Gazetarja që njohëm në librin e parë, tani një shkrimtare e famshme, shembet kur bashkëshorti dhe djali i saj zhduken në mes të natës.
Një vit më pas, Tirana dhe Prishtina përmbyten nga krime monstruoze. Vajza të reja masakrohen barbarisht. Në shtëpitë e tyre, gjendet një detaj tronditës: fotografi të djalit të Sidorelës, të fshehura mes librave që ajo i njeh më mirë se kushdo.
Çfarë fshihet pas kësaj? Një mesazh i koduar? Një hakmarrje? Apo një makth i vjetër që nuk ka mbaruar kurrë?
Me stilin e tij të pangatërrueshëm, Lamaj krijon një botë ku frika nuk është më fantazi – por e prekshme, e afërt, e pashmangshme. “Gjithçka që dua” është një thriller që të mbyt ngadalë… si një dorë e padukshme në fyt.
Mos e humbni! Për të mësuar më shumë, ditën e premte, datë 12 Shtator, prej orës 17:00, te instalacioni “Reja”, lexuesit do të kenë mundësinë të takohen me autorin Enkelejd Lamaj, në një bisedë të lirshme, për të hedhur një sy nga afër në zemrën e librit dhe për të zbuluar së bashku sekretet pas frymëzimit, emocioneve dhe udhëtimit krijues të tij.