TIRANË-Gazetarja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH. Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.
Votimi ditën e enjte
Emrat dhe votat:
Eni Vasili 5 Vota
Xhoi Jakaj 2 Vota
Engjëll Musai 2 Vota
Ermal Hoxha 1 Votë
Flamur Buçpapaj 1 Votë