Detaje të reja kanë dalë në pah nga zhdukja e 63-vjeçarit Engjëll Kanani.
Kujtojmë se ishte shoku i tij 64-vjeçar, ai që bëri kallëzimin në polici për zhdukjen e Kananit.
Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse çdo ditë në zonë për të peshkuar.
Ditën e ngjarjes mësohet se ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30.
Sipas Rakipit, 63-vjeçari që u zhduk papritmas, vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit Vjosë.
“Ky lumë të mbyt në çdo kohë”, thotë ai.
Më tej rakipi thekson se ka patur kontrolle të vazhdueshme nga policia e cila ka krehur të gjithë zonën.
Ndërkohë kërkimet për gjetjen e 63- vjecarit vijojnë në bashkëpunim me palombarët e Reneas.


