Zjarri që ka rënë prej mesditës së së enjtes në masivin pyjor të Velesit, në Mirditë, vazhdon të jetë aktiv.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera të emergjencave nga Mirdita dhe Mati ndodhen ende në terren, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë është shmangur rreziku për zonat e banuara.
Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa ekipet po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.
Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të shmangin çdo qasje të paautorizuar pranë zonës së zjarrit.
Radar.al


