Site icon Informohu siç duhet

EMRI+FOTO/ Qëllohet me thi*ë pas një sherri në Tiranë, humb jetën 32-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të premte kryeqytetin. Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë gjatë një sherri në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, i cili dyshohet se është përfshirë në një konflikt në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë një fast-foodi. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, ku i riu është goditur disa herë me thikë.

Pavarësisht transportimit të menjëhershëm drejt spitalit, 32-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Exit mobile version