Informohu siç duhet

EMRI/ Sulmohet brutalisht punonjësi i Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë, i rrezikohet shikimi në syrin e djathtë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës ditën e sotme, ku një 61-vjeçar u sulmua barbarisht në mes të ditës.

Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, u dhunua fizikisht nga persona ende të paidentifikuar.

Ai u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Burimet bëjnë me dije se Kukli ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, duke rrezikuar humbjen e shikimit.

Sipas dëshmisë së tij, dy persona iu afruan me një furgon, zbritën dhe e goditën menjëherë, pa asnjë paralajmërim. Autorët janë ende në kërkim.

Exit mobile version