Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë 12 shkurt zëvendës ministren e re të Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, pas shkarkimit të Dorian Tolës.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU/Radar.al

