Ermal Gjergji, 34 vjeç që dyshohet të jetë anëtar i një bande kriminale shqiptare është arrestuar pasi ndaj tij ishte akoma i hapur një urdhër arresti.
Sipas burimeve i riu shqiptar u arratis nga burgu në Lantin gjatë viti 2020.
34-vjeçari përfitoi nga rasti i përleshjes fizike së 5 të burgosurve të tjerë me gardianët e burgut, dhe arriti të arratisej.
Gjatë dëshmisë së tij shqiptari njoftoi se strehohej së bashku me E., një grua rreth të 50-ave, që prej goxha vitesh ishte gardiane e qendrës së paraburgimit të burgut Lantin.
Sipas hetimeve të kryera nga përgjimet telefonike mes E., dhe Gjergjit dyshohet që dyshja të jetë njohur në burg pasi edhe e motra e E., ishte burgosur për lidhje me mafien shqiptare.
Aktualisht gardiania ka marrë masën “Arrest në shtëpi”.
Ndërsa Gjergji i dënuar për grup kriminal, pengmarrje, zhvatje dhe grabitje ndodhet I burgosur në burgun e Lantin-it, në pritje për transferim në një burg tjetër.