Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi u kap duke transportuar pako me kokainë, të destinuara për shitje në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi” në Tiranë.
Operacioni, i koduar “Trekëndëshi”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas marrjes së informacionit të siguruar në rrugë informative.
Automjeti i dyshuar, tip “Benz”, u lokalizua pranë Vorës dhe gjatë kontrollit u gjet një pako me 564 gramë kokainë. 22-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


