Site icon Informohu siç duhet

EMRAT/ Zbardhet dinamika e plagosjes në Vlorë, 25-vjeçari goditet me thikë në kraharor pas një konflikti të mëparshëm

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 25-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja është pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe viktimës. Shtetasi Shkëmbor Skënderaj ka hyrë në ambientet e një berberhaneje në lagjen “Isa Boletini”, ku ndodhej 25-vjeçari Margarit Shakaj, dhe e ka goditur këtë të fundit me thikë në zonën e kraharorit.

Menjëherë pas sulmit, autori ka hedhur armën e ftohtë në trotuar dhe është larguar me vrap nëpër rrugicat e lagjes. Deri në këto momente, ai ndodhet ende në kërkim, ndërsa forcat policore vijojnë punën për kapjen e tij.

Margarit Shakaj është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave ligjore.

Exit mobile version