Site icon Informohu siç duhet

Emrat/ Tjetër sherr i dhunshëm mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

I moshuari gjendet pa shenja jete në banesë. Detaje

Një konflikt që më pas degjeneroi në sherr të dhunshëm mes dy grupeve të rinjsh ka përfunduar me plagosjen e 2 prej tyre.

Policia bën me die se mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol në përplasjen e dhunshme me sende të forta janë përfshirë të paktën 6 persona.

Për shkak të plagëve të marra, 4 persona janë dërguar në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor, ndërsa dy të rinjtë, Amarildo Saliko, 19 vjeç, nga Konispoli, dhe Flori Pasho, 22 vjeç, nga fshati Shalës, kanë pësuar dëmtime më të rënda. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore pas plagëve të shkaktuara në kokë, me çara të mëdha, deri në 3-4 cm.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij konflikti dhe është në proces të pyetjes së 4 personave që janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen.

Exit mobile version