Pas përfundimit të festimeve të Pashkës në Shqipëri, shumë emigrantë shqiptarë janë nisur për t’u rikthyer në Greqi, duke shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës.
Aktualisht, në hyrje të Greqisë janë krijuar vonesa për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve, ndërsa nga ana shqiptare po operohet me tre sportele daljeje.
Megjithatë, autoritetet shqiptare janë të gatshme të hapin deri në gjashtë sportele nëse situata do ta kërkojë, por janë në pritje të koordinimit me palën greke, e cila ende nuk ka shtuar kapacitetet e saj për të përballuar fluksin.


