Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e bashkive, Bashkia e Durrësit ka bërë lëvizjen e parë në nivel drejtues: Egert Hoxha është emëruar nënkryetar i ri i bashkisë.
Hoxha vjen nga sektori i energjisë, ku ka drejtuar OSHEE Durrës për mbi një vit, dhe më parë ka shërbyer si drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së në Tiranë.
Ai do të zëvendësojë Renis Mullaj, i cili mori drejtimin e Spitalit Rajonal Durrës pas zgjedhjes së deputetit të mëparshëm, Ani Dyrmishi.
Përveç Durrësit, edhe Bashkia e Cërrikut ka nisur emërimet e reja të administratorëve dhe drejtorëve, duke shënuar fillimin e një runde të re drejtuesish në pushtetin lokal.


